Përveç deformimit, iPhone 6 merr edhe flakë

Phillip Lechter, pronari i iPhone 6 që është deformuar dhe ka marrë flakë, kishte qenë duke drejtuar një karrocë trirrotëshe me pedale kur automjeti i tij ishte përfshirë në një aksident.

Gjatë kohës që ai po mundohej të dilte nga automjeti, kishte ushtuar forcë mbi iPhone 6 që e kishte në xhep, duke shkaktuar deformim të tij dhe më pas ai merr flakë.

Si duket ka qenë bateria ajo që ka pësuar një dëmtim dhe ka shkaktuar djegien e telefonit. Sigurisht, duhet ta pranojmë se në kushte të tilla asnjë telefon nuk do të rezistonte, por nëse iPhone 6 nuk do të pësonte deformim, a mund të shmangte një rast të tillë

SHKARKO APP