Pesë funksione sigurie të iOS 12 që duhet t’i dini

iOS 12 është versioni më i fundit i sistemit operativ mobile të Apple për iPhone dhe iPad.

Ky version sjell funksione të reja sigurie dhe privatësie për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar ende.

Për këtë arsye kemi rreshtuar mëposhtë disa prej funksioneve të reja dhe si të përfitoni nga avantazhet e tyre.

Ky funksioni i ri i vështirë për tu gjetur bllokon aksesin e çdo aksesori në iphone tuaj si kabllot USB apo kufjet. Bllokimi i aksesit bëhet kur telefoni ka qenë i kyçur për mëse 1 orë.

Kështu policia dhe hakerët nuk mund të përdorin mjetet e tyre për të anashkaluar format e sigurisë dhe aksesuar të dhënat tuaja.

  1. Aktivizoni USB Restricted Mode

Shkoni në  Settings > Touch ID & Passcode dhe vendosni kodin. Më pas kaloni tek opsioni USB Accessories dhe sigurohuni që është “Off.”

  1. Sigurohuni që përditësimet automatike janë të aktivizuara

Saherë që iPhone ose iPad juaj përditësohet, vjen me disa përditësime sigurie që parandalojnë jo vetëm keqfunksionimin e telefonit por edhe vjedhjen e të dhënave.

Në iOS 12 telefoni juaj përditësohet në sfond. Vizitoni Settings > General > Software Update dhe aktivizoni përditësimet automatike.

  1. Vendosni një fjalëkalim më kompleks

Vitet e fundit iOS ka përmirësuar ndjeshëm fjalëkalimet. Në të kaluarën kodet katër shifrore ishin standard ndërsa tashmë kërkon gjashtë shifra ose gërma.

Por a e dini se mund të vendosni një kod me 8, 12 apo sa shifra sa të doni?

Vizitoni Settings > Touch ID & Passcode dhe vendosni fjalëkalimin. Për ta ndryshuar shkoni në Change Password dhe nga opsionet zgjidhni Custom Numeric Code.

  1. Aktivizoni autentikimin me dy faktorë

Autentikimi me dy faktorë është mënyra më e mirë për të mbajtur të sigurtë një llogari. Nëse dikush vjedh fjalëkalimin tuaj ata ende kanë nevojë për numrin e telefonit për tu kyçur.

Me iOS 12 funksioni është i disponushëm në telefon tuaj. Thjeshtë vizitoni Settings dhe më pas Password & Security. Thjesht aktivizoni Two-Factor Authentication dhe ndiqni udhëzimet.

  1. Ndryshoni fjalëkalimet që keni përdorur në disa adresa

Menaxheri i fjalëkalimeve në iOS 12 ka një funksion të ri: auditi i fjalëkalimeve. Esencialisht aplikacion do ju këshillojë të ndryshoni fjalëkalimet e përdorura disa herë.

Vizitoni Settings > Passwords & Accounts Website & App Passwords dhe vendosni fjalëkalimin. Me çdo llogari do të vëreni ngjitur një symbol i cili njeh fjalëkalimet e përdorura disa here. Me një të klikuar në butonin Change Password on Website dhe puna është e kryer. /PCWorld Albanian

SHKARKO APP