Peticion kundër AirPods: Shkakton kancerin

Dëgjueset me “wireless” të Appletë cilat janë bërë shumë popullore të quajtura AirPods, mund të shkaktojnë kancerin, thuhet në një peticion të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Në peticion theksohet se një numër të madh pajisjesh të cilët punojnë me radio-frekuenca, WiFi apo Blutetooth janë të dëmshme për shëndetin.

AirPods janë shqetësuese sepse ato vendosen thellë në veshin e përdoruesit duke i ekspozuar pjesët më të ndjeshme me rrezatimin.
Shkencëtarët ende nuk kanë arritur të vërtetojnë saktë nëse këto pajisje shkaktojnë kancer, por studimi me kafshët ka dëshmuar se ka një lidhje mes rrezatimit dhe kancerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e kaluar, Apple shiti 28 milionë AirPods. Një vit më parë, ata shitën 16 milionë të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së shpejti, ata pritet të prezantojnë dizajnin e ri të kësaj pajisjeje e që do të rrisë edhe më shumë fitimet e kësaj kompanie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?