Pikëpyetjet e sulmit mbi Yahoo: Kush është prekur?

Kompania Yahoo thotë se hakerat i kanë vjedhur informacione për rreth 500 milionë përdorues, në atë që mund të cilësohet një prej sulmeve më të mëdhenj kibernetikë në histori.

Hakerat kanë vjedhur informacione personale, përfshi emra, emaile por edhe pyetjet e sigurisë dhe përgjigjet. Sulmi ka ndodhur në vitin 2014, por është bërë publik tani. Teksa FBI ka konfirmuar se po heton këto pretendime.

Kompania Yahoo thotë se ky është një sulm i sponsorizuar shtetëror. Se cili shtet aludohet se qëndron pas këtij sulmi, nuk dihet.

Megjithatë disa media kanë spekuluar se sulmi është i ngjashëm me disa sulme të kryer nga hakerat rusë. Pikëpyetjet mbeten të mëdha.

BBC pyet se përse një shtet është i interesuar që të ndërmarrë një sulm të tillë. Kompania thotë se nuk janë vjedhur pasuordet apo të dhënat për pagesat online, çka është e rëndësishme.

Por përse kompanisë iu desh kaq shumë që të konfirmojë shkallën e vjedhjes. Përse hakerat kanë tentuar që të shesin të dhënat e vjedhura?

Përse u desh kaq shumë që t’u thuhej përdoruesve që duhet të mbrohen? Kompania Verizon, që e bleu Yahoo në korrik, thotë se ka mësuar për këtë problem para pak ditësh.

Verizon e bleu Yahoo për 4.8 miliardë dollarë. Në kulmin e saj, Yahoo kishte një vlerë tregu prej mbi 120 miliardë dollarë.

SHKARKO APP