Pistoleta “Kalashnikov” që mund zbehë famën e automatikut

Është hapur gara për pistoletën që do mbajnë ushtarët rusë në të ardhmen.

Si duket pistoletës standarde që mbanin të gjithë ushtarët, asaj me emrin “makaron” i a ardhur fundi dhe kjo ka bërë që prodhuesit e armëve të krijojnë një pistoletë që do dominojë.

Me sa duket gara mund të mbyllet pa u hapur, pasi që tani pretendenti kryesor është “Kalashnikov Cocern” me pistoletë PL-15 K.

E veçanta e kësaj pistolete është prakticiteti, përdoruesit e saj thonë se të mbash një “PL-15K” në dorë është si të kesh një iPhone.

Dhe është shumë e thjeshtë për t’u përdorur, me të mund të bëhet profesionist edhe një person pa përvojë me armët.

Mirëpo, pavarësisht që edhe mbushjen e karikatorit e ka shumë të thjeshtë, ka një mangësi dhe e sfidon pistoleta “Glock” në këtë pikë të dobët.

Austriakja “Glock” qëllon deri në 45 mijë herë para se të zotit i duhet ta ndërrojë, ndërsa një pistoletë ruse nuk i kalon 10 mijë të shtëna para se të bëhet për t’u ndërruar.

SHKARKO APP