Plani sekret i Apple, këto janë dy modelet e iPhone që do t’ju mahnisin
Apple po punon për të krijuar dy smartphone të palosshëm për të rivalizuar Samsung, që ka hedhur në treg prej vitesh modelin Fold.
Këto janë thashethemet më të fundit nga bota e teknologjisë. Sipas The Sun, projekti për këta iPhone të palosshëm po mbahet sekret. Pritet që dy modelet të kenë ekran të madh, të ngjashëm me iPad.
Ndërkohë, kompanitë e tjera rivale si Samsung, Huawei dhe LG kanë krijuar modelet e tyre të celularëve të palosshëm, por Apple i është përmbajtur planit të saj me dizajnet tradicionale të iPhone.
Por mesa duket, siç raporton edhe MacRumors, Apple mund të jetë duke punuar në këtë drejtim.
Përflitet se janë krijuar dy prototipa iPhone të palosshëm, të cilët i janë nënshtruar testimeve të fortësisë në një fabrikë në Kinë. Njëra prej këtyre modeleve thuhet se paloset vertikalisht.
Kurse modeli tjetër ka ekran të dyfishtë të lidhura në mes përmes një menteshe.
Pavarësisht këtyre aludimeve, Apple nuk ka konfirmuar asgjë të tillë. A do të ketë iPhone të palosshëm? Mbetet të presim.