Prezantohet “Samsung Galaxy Note 7” (VIDEO)

“Samsung” sapo ka bërë prezantimin e  “Galaxy Note 7”. Produkti radhitet i gjashti në serinë e këtij lloji, por Samsung vendosi numrin “7”  dhe për këtë shpjegimin e ka dhënë kohë më parë, kur deklaroi se “Note 7” do të ishte një version hibrid mes “Note 5” dhe “S7 Edge”.

Kompania ka bëër me dije se: “Note 7” ka të njëjta parametra me S7 dhe “S7 Edge”, një procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4 GB RAM, të njëjtën teknologji karikimi dhe Wi-Fi dhe kamera kryesore 12 megapixel. Por ndryshimi është bateria, që është 3500 mAh, 500 më shumë se paraardhësi i tij, ndërsa risia më e madhe është tek identifikimi përmes skanimit të syve, teknologjia “Iris Scan”, që i shtohet asaj me gjurmë gishtërinjsh. Pajisja është rezistente ndaj ujit, madje edhe mund të shkruash mesazhe nën ujë me të. “Note 7” del me sistemin Android 6.0 Marshmallow, por kompania koreano-jugore thotë se në muajt në vijim do të zëvendësohet nga Android 7.0 Nougat”.

Zyrtarë të “Samsung”-ut janë shprehur se prenotimet për këtë pajisje fillojnë zyrtarisht që nesër (3 gusht) dhe më 19 gusht do të jetë i disponueshëm për të gjithë të interesuarit përmes kompanive kryesore të telefonisë, që do ta ofrojnë të parat.

YouTube player

SHKARKO APP