Prezantohet telefoni Galaxy A7 me tre kamera

Telefonët me tre kamera janë standardi i ri i industrisë. Samsung prezantoi ditën e sotme telefonin e rangut të mesëm Galaxy A7 me tre kamera të pasme.

Sensorët parësor përgjegjës për realizimin e fotove ka një madhësi prej 24 megapiksel, shoqëruar nga një sensor i dytë 8 megapiksel me kënd 120 gradë dhe një sensor i tretë i cili mundëson efektet “bokeh.”

Edhe kamera frontale nuk i lë gjë mangët falë rezolucionit 24-megapiksel me dritë LED dhe “Selfie Focus” për efektin bokeh gjatë fotove portret.

Swiss Digital Desktop Reklama

A7 vjen me ekran 6-inç 1,080×2,220 piksel Super AMOLED. Procesori Exynos ka 8 bërthama 2.2Ghz dhe shoqërohet nga 4GB ose 6GB RAM.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapaciteti maksimal i memories së brendshme është 128GB por mund të zgjerohet përmes kartave microSD.

Sensori i shenjave të gishtërinjve gjendet në pjesën anësore të telefonit.

Samsung ka premtuar më shumë informacion rreth telefonit në aktivitetin Galaxy më 11 Tetor, njofton PCW.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?