Probleme me ChatGPT, Gemini dhe Grok në disa vende të botës
Përdorues të ChatGPT, Gemini dhe Grok raportuan pasditen e së enjtes probleme në funksionimin e këtyre platformave të inteligjencës artificiale.
Sipas faqes Downdetector, numri i raportimeve për ChatGPT u rrit ndjeshëm, ndërsa probleme të ngjashme u raportuan edhe nga përdorues të Gemini të Google dhe Grok të kompanisë xAI. Megjithatë, nuk rezulton që ndërprerjet të kenë nisur në të njëjtën kohë dhe deri tani nuk ka konfirmim se ato lidhen me të njëjtin shkak.
Përdoruesit e Gemini në disa vende raportuan gabime, ngarkim të ngadaltë dhe vështirësi në marrjen e përgjigjeve. Deri tani, Google nuk ka bërë të ditur shkakun e problemeve dhe nuk ka konfirmuar një defekt global.
KOHA JONË SONDAZH

