Problemet e çuditshme të Apple – Çfarë nxjerr në pah lancimi iPhone-it të ri?

Adhuruesit e iPhone mesa duket mund t’i duhet të presin deri në vitin 2020 për një iPhone më të shpejtë. Planet e Apple që të përputhet me shpejtësinë 5G e cila do të shfaqet në shumë telefona Android vitin e ardhshëm janë në një rrëmujë dhe hutim total. Megjithatë, Apple planifikon të përdorë çipin modem Intel 8161 5G në telefonat e 2020.

Intel shpreson të krijojë 8161 duke përdorur procesorin e saj 10 nanometër, i cili rrit densitetin e tranzitorit për më shumë shpejtësi dhe efikasitet. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Intel do të jetë ofruesi i vetëm i iPhone. Sipas Forbes, Intel ka punuar me një paraardhës të 8161 i quajtur 8060, i cili do të përdoret për testimin e iPhone 5G. Apple, ka qenë i pakënaqur me Intelin kohët e fundit. Arsyeja pse, lidhet me sfidën e zgjidhjes së çështjeve të shpërndarjes së nxehtësisë të shkaktuar nga modeli çipit 8060. 5G pritet të jetë një nga pikat kryesore të diskutimit për prodhuesit e celularëve gjatë vitit 2019, ndërsa Kongresi Botëror i Telefonave (Mobile World Congress) pritet të paraqesë modelet e para 5G.

Çdo të bëjë Apple për këtë? Tim Cook dhe ekipi i tij kanë punuar për të bërë Intel furnizuesin e vetëm të iPhone në fushat kyçe dhe pritjet janë se kjo marrëdhënie do të vazhdojë. Do të ishte një lëvizje e guximshme për të kaluar tek një furnizues alternativ 5G (siç është MediaTek), kështu që zgjedhja e Apple do të sjellë një ndryshim rrënjësor në zinxhirin e furnizimit, ose do të qëndrojë në të njëjtin nivel duke shpresuar se miti: “Apple prezanton vetëm teknologji të sigurta” të vazhdojë të ngelet edhe përmes modelit të vitit të ardhshëm dhe një tjetër dymbëdhjetë muaj pas tij në fund të vitit 2020 me iPhone X4. (apo do të jetë një iPhone XSSS?).

SHKARKO APP