Problemet e Samsungut të palosshëm, kompania shpjegon arsyet

Edhe pse gjiganti i celularëve Samsung, shpresonte të magjepste botën me celularin e palosshëm, njoftoi se kishte marrë raporte për dëmtime të ekranit kryesor dhe dy ditë pas skandalit, një nga ekspertët kryesorë të prodhimit të tij ka reaguar.

“Galaxy fold” ishte me rrezik dhe kjo dihet, sepse inovacioni dhe rreziku ecin krah për krah. Ndonjëherë kompanitë duhet të nxjerrin mësime nga gabimet e tyre dhe të përpiqen t’i përmirësojnë. Shumë rrallë ndodh që një produkt i një lloji të parë si ky të ngrihet që në start në nivelin e pritshmërive”, i tha CNN-it, Ramon Llamas.

Eksperti mendon se mund ta kerë zbuluar problemin, pasi heqja e shtresës mbrojtëse, apo shtimi i ngjitësve në ekranin kryesor mund të jetë shkaku i dëmtimit dhe këtë informacion, siç thotë, do të kujdeset që t’ua përcjellë edhe klientëve.

Megjithatë kompania koreano-jugore është zotuar t’i inspektojë me kujdes problemet dhe të përcaktojë arsyen fikse të krisjes së ekraneve, por shtoi se po mendon të mos e shtyjë datën e lançimit, më 26 prill, pasi iu detyrohet adhuruesve të telefonit inteligjent.

SHKARKO APP