Pse Volkswagen vendosi të ndalë prodhimin e makinave “breshkë”
Volkswagen (VW) njoftoi se në 2019 do ndalojë prodhimin e makinës legjendare Beetle, një makinë me jetëgjatësi prej 80 vitesh dhe që ka shënuar shumë gjenerata të shoferëve. Kompania gjermane njoftoi se Beetle do të prodhojë në Meksikë edhe 2 modele të fundit vitin e ardhshëm dhe më pas do të mbyllë njëherë e mirë epokën e makinave “breshkë”. Humbja e Beetle pas gati shtatë dekadash, do shkaktojë një gamë të gjerë emocionesh në mesin e përdoruesve të tij të shumtë,” tha Hinrich Woebcken, president i Volkswagen në Amerikën e Veriut.
Beetle u krijua në Gjermani në vitet 1930.Udhëheqësi nazist Adolf Hitler kishte idenë e krijimit të një makine të qëndrueshme dhe me çmim të ulët në mënyrë që të gjithë punëtorët të mund të kishin një makinë.Rezultati ishte Beetle i Volkswagen, “makina e popullit” për gjermanët e pasluftës.
Në fund të viteve 60-të, “Beetle” u bë tejet i njohur në SHBA, duke u bërë një ikonë e lirisë. Në vitin 1998,u krijua një dizajn i ri i quajtur “New Beetle” i cili kishte një kosto prej 20 mijë deri në 25 mijë dollarë por ishte një makinë jo aq e arritshme për të gjitha xhepat edhe pse kishte përfitime shumë më të larta se ato të “beetle” tradicional.
Në vitet e fundit, shitjet e Beetle në SHBA kanë qenë në rënie, pasi konsumatorët preferojnë makina më të mëdha. Volkswagen shiti më shumë se 11 mijë makina të këtij modeli në 8 muajt e parë të vitit 2018, 2.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. VW kishte konsideruar nisjen e një modeli elektrik të Beetle, por në fund vendosi të ndërpresë prodhimin.
Gjithsesi për shpresën e “fanatikëve të Beetles” u la një derë hapur. “Kurrë mos thuaj kurrë” – tha Woebcken për një rikthim të mundshëm të makinës legjendare./Scan