Qualcomm sërish nën shënjestër – Akuzohet për shkelje të ligjit ‘antitrust’

Qualcomm, krijuesi më i madh në botë i modemëve dhe mikroçipave të smartfonëve, akuzohet për tarifime të paligjshme duke u dhënë çmime të larta kompanive për t’i licencuar me teknologjinë e saj, sipas vendimit të një gjyqtari federal në SHBA.

Në një rast të sjellur në gjykatë në vitin 2017 nga Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA, gjykatësja e qarkut Lucy Koh, tha se Qualcomm nuk duhet të marrë një përqindje të shitjeve të çdo telefoni që një kompani shet; në vend të kësaj, ajo duhet të marrë një sasi shumë më të vogël duke u bazuar në sasinë e përfshirjes së teknologjisë Qualcomm brenda telefonit. Ai gjithashtu duhet të lejojë patentat e veta të licencuara për shitësit konkurrent.

Qualcomm pritet të apelojë vendimin. Nëse mbështetet, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si Qualcomm bën biznes. Kompania e teknologjisë, me seli në San Diego, Kaliforni, merr disa dollarë për secilin telefon, teknologjia e saj është në bazë të çmimit përfundimtar të telefonit. Gjyqtarja Koh vendosi që kjo shkel ligjin amerikan e ‘antitrust’.

“Praktikat e licencimit të Qualcomm e kanë ‘mbytur’ konkurrencën për vite të tëra, duke dëmtuar rivalët (prodhuesit e pajisjeve) dhe konsumatorët përfundimtarë në proces,” shkroi ajo në gjetjet e fakteve.

Vendimi vjen pesë javë pasi Qualcomm arriti një zgjidhje në një rast të ngjashëm por të veçantë ‘antitrust’ të sjellë nga Apple (AAPL). Kjo marrëveshje përfshinte një pagesë të papërcaktuar nga Apple për Qualcomm dhe dy kompanitë njoftuan një kontratë licence gjashtë vjeçare nën të cilën Apple do të vazhdojë të blejë chip-a Qualcomm. Aksionet e Qualcomm u rritën me 35% pas marrëveshjes, por pësuan rënie me rreth 9% të mërkurën.

Burimi: CNN

SHKARKO APP