Radhë të gjata për Xs dhe XsMac, iPhone vlen 6000 euro në Moskë
Në Rusi sot është iPhone-day dhe në dyqanet e autorizuar nga Apple për të shitur Iphone Xs dhe XsMac, ka radhë të gjata.
Në Moskë ka nga ata që kanë më shumë 4 ditë në radhë duke pritur natë e ditë, pavarësisht vjeshtës së ftohtë ruse.
Përveç radhëve të gjata që ndodhin në të gjitha vendet e botës pas lançimit të celularit të fundit të Mollës, në Rusi kjo gjë është transformuar në një biznes.
Sipas asaj që shkruan Republic, të parët në radhë janë për t’i rishitur celularët menjëherë, me një çmim më të shtrenjtë, ose ndodhen aty kundrejt një pagese për ti mbajtur radhën dikujt.
Një smartphone në tregun e zi në Rusi mund të shitet deri ne 6 mijë euro (450 mije rubla), duke pasur parasysh që kërkesa e kalon ofertën.