Renault fitoi 1.7 mld euro – Vlera e rritur në bursë si pasojë e negociatave me FCA
Operacioni i shkrirjes mes Fiat Chrysler dhe Renault mund të quhet zyrtarisht i dështuar, pas tërheqjes së FCA. Në rast se do të ketë një mundësi për të rifilluar bisedimet kjo do të merret vesh në datën 25 Qershor, kur asambleja e aksionarëve të Renault do të mblidhet në Japoni.
Por, gjasat që të ulen në një tavolinë bisedimesh të treja kompanitë, Fca, Renault dhe Nissan duken shumë të vështira thonë burime pranë grupit italo-amerikan për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Gjithsesi, sido që të shkojnë gjërat, Renault duket të jetë më e fituara deri më tani. Aksionarët e Renault, duke filluar që nga qeveria franceze e deri të partnerët e Nissan kanë rritur ndjeshëm vlerën e aksioneve të tyre gjatë kësaj përpjekje për martesë me FCA.
Vlera në treg e Renault është rritur me rreth 1.7 miliardë që prej zyrtarizimit të ofertës për blerjen e grupit. As dështimi i kësaj shkrirje nuk ja doli që të zerojë fitimet. Pra, negociatat mes dy kompanive nxorën në pah dy gjëra; e para sepse evidentoi që grupi francez ishte i nënvlerësuar në bursë dhe së dyti pasi zbuloi letrat e Elkann, i cili kërkon të zgjerohet.