Revolucion nga Airbus, avioni i ri do të ulë konsumin e karburantit me 20%

Pas një sërë testesh të fshehta, Airbus ka zbuluar më në fund dizajnin e avionit të ri, me krahë radikalisht të modifikuar, që sipas kompanisë franceze do të ulin me 20% konsumin e karburantit.

Modeli i ri është prezantuar këtë të martë në panairin e mjeteve fluturues në Singapor. Testimet për këtë model të ri kanë nisur që në qershor 2019, edhe pse projekti ishte prezantuar që në vitin 2017. Sipas Airbus, krahët e rinj, përveç uljes së konsumit, krijojnë mundësi të reja për të rikonceptuar edhe kabinën e avionit.

“Po përdorim teknologjitë e reja për të qenë pionierë në të ardhmen e avioacionit”, tha Jean-Brice Dumont, Zv.presidenti Ekzekutiv i Inxhinierisë të Airbus.

Megjithatë, e ardhmje nuk është edhe aq e afërt sa mund të mendohet. Testimet raportohet se do të vazhdojnë deri në mesin e këtij viti, megjithatë kompania thotë se nuk ka ende një datë kur mendohet se avioni i ri do të mund të futet në përdorim.

SHKARKO APP