Revolucioni asimetrik i kohës tonë
Aktualitet Teknologji E Hënë, 20 Shtator 2021 16:59
Prof. Lisen Bashkurti
Rrjetet sociale po ndryshojne idete, deshirat dhe nevojat e njerezve. Ato kane sjelle gjithe njerezimin ne duart tona. Ato e kane bere boten sa nje portokall. Ato po shnderrojne doktrinen e globalizmit ne nje realitet te pakthyeshem. Sasia e informacionit eshte e pakrasueshme me pak vite me pare. Larmia e informacionit eshte e pafund. Dinamika e informacionit eshte marramendese.
Jemi perballe nje revolucioni te vertete. Por perballe nje revolucioni asimetrik. Asimetrine e revolucionit te rrjeteve sociale, tendencen e tij, kahjet e levizjes dhe te zhvillimit, impaktet kontradiktore nuk diktohen gjithac nga informacioni qe vjen nga keto rrjete, por me se shumti nga niveli obserbues, analitik, seleksionues dhe interpretues I individit, grupeve sociale dhe mbare shoqerise.
Shoqeria shqiptare vjen mbas nje periudhe te gjate indoktrinimi te centralizuar nga lart-poshte, nga nje kulture relativisht e ulet dhe nga nje veteizolim I plote. Perballja e shoqerise shqiptare me revolucionin informativ te rrjeteve sociale po sjelle nje tronditje te thelle ideologjike, politike, ekonomike, sociale, kulturore, morale e shpirterore. Te tera se bashku kane prodhuar nje furtune te vertete, fundin dhe pasojat e se ciles askush nuk I parashikon.
Rrjetet sociale jane kanale me shume burime dhe rruge me shume kalime. Jane dominuese dhe te pa censurueshme. E verteta dhe genjeshtra, autentikja dhe plazhiatura, inspiruesja dhe provokativja, e arsyeshmja dhe lajthitja, e dobishmja dhe rrenuesja, e drejta dhe e padrejta, njerezorja dhe kriminalja, bamiresia dhe abuzimi, mirenjohja dhe mosmirenjohja-kryqezohen pambarimisht, duke krijuar piramida informacioni kaotik ne mendjet e individit dhe te mbare shoqerise. Ka me shume dilema se kurre. Ka me shume kaos se asnjehere.
Duket sikur rrjetet sociale po prodhojne djallin. Ne te vertete ato vetem e kane nxjerre djallin nga shishja. Pasi edhe engjulli edhe djalli flejne bashke tek I gjalli. Duket sikur rrjetet sociale po krijojne anarki. Ne fakt ato po zbulojne anarkine ne kokat dhe deshirat e njeriut dhe njerezimit. Duket sikur rrjetet sociake po krijojne shthurrje morale. Ne fakt vetem po e cveshin lakuriq moralin e shtirur. Duket sikur po rrenojne te verteten. Ne fakt e verteta qe kur ka lindur eshte sfiduar nga genjeshtra. Duket sikur te gjithe po na shtyjne drejt “pranverave arabe”. Ne fakt ne po ecim vete drejt “stuhive te nje rendi te ri boteror”.
Ne shoqerine shqiptare po ndodh revolucion. Por jo revolucion klasik. Eshte revolucion mental e kulturor. Te pasuri e te varferit, te diturit dhe injorantet, shumicat dhe pakicat, te rinjte dhe te moshuarit, meshkujt dhe femrat, te pushtetshmit dhe te dobetit, entuziastet dhe depresivet-te gjithe te barabarte perballe rrjeteve sociale, te gjithe ndjehen te cmuar dhe te diskriminuar njekohesisht. Njerezit ne shoqerine shqiptare po marrin informacion me shume sesa kane formim. Po u rritet oreksi me shume sesa kane dhembe. Pra shkalla e rrezikut eshte rritur. Parandalimi eshte I dobet. Reagimi kontradiktor.
A mund te menjanohet ky revolucion informativ. Asesi jo. Ai vetem mund te sfidohet. Dhe sfida nuk perballet nga jashte brenda, por nga brenda jashte. Globalizmi nuk eshte rendje mbas gjithesise, por ardhja e gjithesise brenda nesh.
Duket sikur e keqja ka kapluar njerezimin, por ne fakt njerezimi vetem po e zbulon ate.
Duket sikur genjeshtra po varros te vertetat, por ne fakt te vertetat po mesohen me shume se kurre. Duket sikur te fuqishmit po shtypin te dobetit, por ne te vertete te dobetit jane ne te fuqishem se asnjehere dhe te fuqishmit jane me te dobet se kurre. Fuqia dhe dobesia tanime varen nga fjala e shprehja e saj.
Rrjetet sociale po lene pas mjetet e tjera te komunikimit. Legjitimiteti i cdo gjeje eshte ne prove te perhershme. Transparenca po tejkalon cdo cak limitues. Pergjegjshmeria po shnderrohet ne tipar individual. Participimi I cdo njerit ne punet e gjithkujt po ndodh me shume se kurre.
Ne fund te fundit revolucioni informativ I rrjeteve sociale po deshmon se njerezimi ne teresi dhe shoqeria shqiptare ne vecanti paskan vuajtur me shume per informacion se sa per buke dhe liri. Prandaj te gjithe ndjehen mire dhe keq. Ndjehen te vleresuar dhe te fyer. Te mbrojtur dhe te kercenuar. Por te gjithe ndjehen me te gjalle se kurre. Te gjithe ndjehen se jane pjese e kesaj bote. Njerezit shnderrohet ne foto me selfie. Selfiet behen njerez me fjale. Endrrat behen realitete dhe realitetet endrra. Virtualiteti behet menyre jetese. Jetesa perjetohet permes virtualitetit. Te gjithe jetojme ne dy gjendje: ne realitetin vulgar dhe ne ate virtual. Ate qe nuk e realizojme ne realitet e realizojme ne virtualitet. Realja dhe virtualja nderveprojne brenda nesh deri ne pa kufij midis tyre.
Ky eshte revolucioni asimetrik i informacionit te rrjeteve sociale. Njerezimi ka gjetur ate qe ka kerkuar. Njerezimi ka kerkuar ate qe ka gjetur. Pra, njerezimi eshte kthyer tek vetevetja. Asimetria e revolucionit te informacionit te rrjeteve sociale ka rrezuar muret brenda njeriut dhe njerezimit.
Sot njerezit flasin me pak, por komunikojne me shume. Njerezit jane te heshtur, por me shume aktiv. Njerezit jane te mbyllur ne vetvete, por me te hapur para botes. Fatin e ketij revolucioni do ta percaktoje beteja midis te vertetes dhe te pavertetes. Ne thelb eshte revolucioni me I madh kulturor ne historine e njerezimit. E ardhmja I perket shoqerive te kulturuara. Prandaj shoqeria shqiptare me shume se per cdo gje tjeter ka nevoje per kulture. Perndryshe na pret kaos i paparashikueshem dhe tjetersim i pashmangshem.