Risia e fundit e Insagramit: Tashmë mund të ndiqni edhe #hashtaget
Së fundmi Instagram ka filluar testimin me ndjekjen e hashtageve në rrjetin social. Me fjalë të tjera do të jetë një veçori e mrekullueshme për ata që duan të dinë më shumë rreth një teme po nuk dinë cilit profil t’i drejtohen. Por nisur nga popullariteti i disa hashtageve, postimi i çdo gjëje në furnizuesin e përmbajtjeve do të ishte mbytëse, prandaj kompania ka limituar atë tek postimet kryesore dhe historitë e fundit. Deri tani funksioni është shfaqur vetëm tek një numër i kufizuar përdoruesish. Instagram ende nuk ka ofruar asnjë informacion, por zakonisht veçoritë eksperimentale përfundojnë, duke u publikuar për të gjithë.