Risia e iPhone-it të ri ka për qëllim të zëvendësojë çelësin e makinës

Apple kërkon të zëvendësojë çelësin e makinës. Këtë të javë, gjiganti teknologjik lançoi një aplikacion që përdor telefonin për të hapur makinën dhe për ta ndezur atë.

Ndërsa ambicja e Apple për të ndërtuar makinën e saj nuk është materializuar, sistemi i saj Carplay është në dispozicion të 97% te makinave të reja.

Apple do të implementojë shërbimin në fillim te modeli BMW seria 5 e vitit 2021. Pronari i makinës BMW do të jetë në gjendje të ndajë çelësin virtual me shokët nëpërmjet iMessage. Vovlo do te japë një servis të ngjashëm në të cilin çelësat do ndahen permes telefonave.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Në maj, një grup industrie CCC, anonçoi një mënyrë standarde për të ruajtur çelësat digjitalë në telefon. Pjësë e këtij grupi janë kompanitë Apple, BMW, GM , Honda, Hyundai, Samsung dhe Volswagen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë shpejt nuk do na duhet të mbajmë çelës ose kuletë me vete, sepse këto veprime do i kryejmë me telefon.

Burimi MSN dhe CNN , Përshtati dhe pëktheu Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?