Risia ne Apple, do të studiojë sjelljen e përdoruesit
Apple ishte e para kompani teknologjike që krijoi një asistent digjital personal, i quajtur Siri, për platformën e saj iOS. Pastaj edhe kompani të tjera softuerike krijuan një asistent personal për të rivalizuar asistentin Siri. Google, për shembull, pajisi platformën e saj Android me asistentin Google Now, ndërsa Microsoft ka aktivizuar asistentin Cortana për platformën Windows.
Megjithatë asistenti Google Now i Google-it ofron veçori shumë më të mira se asistentët e tjerë. Kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti. Sipas uebsajtit 9to5Mac, gjërat do të ndryshojnë në mënyrë drastike me iOS 9. Sipas këtij uebsajti, Apple do të prezantojë një veçori të re të quajtur “Proactive”. Për këtë veçori Apple ka punuar që në vitin 2013, kur bleu edhe aplikacionin e asistentit personal, i quajtur Cue.
Kjo veçori e re do të shohë automatikisht sjelljen dhe të dhënat e përdoruesit, për t’i dhënë informacione kur është e nevojshme. Proactive do të shfaqë informacione të ndryshme, si fluturimet e ardhshme të ruajtura tek aplikacioni Passbook.
Kjo veçori e re do të shfaqë gjithashtu informacione të marra nga aplikacione të tjera, si Calendar për shembull, ku do të shfaqë eventet e ardhshme dhe do të marrë informacione nga Maps për t’ju treguar vendin ku do të zhvillohet shfaqja apo në çfarë ore mund të arrish aty shkruan krokodili.al.
Proactive do të mësojë gjithashtu nga sjelljet tuaja, kështu nëse kontrolloni Facebook-un sapo zgjoheni nga gjumi, Proactive do të mësojë nga kjo sjellje dhe do të shfaqë një buton të Facebook-ut për të përdorur aplikacionin. Kjo veçori e re me siguri që do të rivalizojë asistentin virtual Google Now. Më shumë detaje mbi këtë veçori të re do të zbulohen gjatë Kongresit Mbarëbotëror të Zhvilluese 2015.