Robotët si ndimësedukatorë në kopshte
Keeko është një ndimësedukator i pazakontë i fëmijëve në kopshte në Kinë.
Robotët e projektuar për të qenë të këndshëm është 60 cm i gjatë me rrota të vogla dhe ekran të madh në fytyrë.
Keeko kushton 1.500 dollarë dhe duket se është një hit në mesin e fëmijëve në kopshte.
Roboto të tjerë janë vendosur në 600 kopshte në të gjithë vendin.
Kur fëmijët i përgjigjen me saktësi ose plotësojnë me sukses sfidat e paraqitura nga Keeko, roboti ndez “sytë me zemra”.
Ndërkohë që mësuesi i vogël është pranuar shumë mirë, një drejtor i shkollës në Pekin ka theksuar se Keeko ende ka mënyra për tu plotësuar, para se të zëvendësojë plotësisht njerëzit. Megjithatë, drejtori e kuptoi se robotët ishin më të besueshëm se njerëzit.
Por mësuesit robotë nuk janë ide e re, natyrisht.
Në vitin 2010, Koreja e Jugut përdorte një robot në shkolla për të mësuar gjuhën angleze.
Në Kinë, robotët përdoren për të ofruar sende ushqimore, për ti siguruar shoqëri të moshuarve, për të dhënë këshilla ligjore dhe tani, siç shpresojnë krijuesit e Keekos, ti bashkohen radhëve të edukatorëve.