Roboti qen është në shitje për 74 500 dollarë

Boston Dynamics , nje nga kompanite me prestigjoze ne bote ne fushen e robotikes dhe inteligjences artificiale, eshte duke shitur nje robot per publikun per here te pare ne historine e saj 28 vjecare si kompani. 

Roboti Qen “Spot” me kater kembe eshte tani ne shitje per 74 500 dollar. Spot është gati për çdo detyrë pa pasur nevojë për trajtime.

Roboti i shkathët me katër këmbë ka tërhequr vëmendjen për detyrat që mund të kryejë, të cilat përfshijnë vrapimin , ngjitjen e shkallëve, dhe madje edhe kujtimin e njerëzve për të praktikuar distancën sociale në epokën Covid-19. Per me teper përdoret zakonisht për inspektime në kantieret e ndërtimit ose situata të ngjashme.

“Kombinimi i programeve të sofistikuar të Spot dhe dizajnit mekanik të performancës së lartë lejon që roboti të performoje  punë të vështira ose të rrezikshme njerëzore,” shprehet Marc Raibert, kryetari dhe themeluesi i Boston Dynamics. “Tani  ju mund të përdorni Spot për të rritur sigurinë e njeriut në pune te rezikshme dhe ne vende qe Automatizimi nuk ka qenë i suksesshëm.”

Spot-i eshte shume atletik. I mund te vrapoje deri ne 1.6 meter ne sekonde, dhe ka kamera te cilat i mundesojne ne diapazon prej 360 gradesh, është i papërshkueshëm nga pluhuri dhe nga uji , dhe mund të funksionojë në temperatura që variojnë nga -20 deri ne 45 grade celcius.

Burimi CNN dhe WIRED , Pershtati dhe përktheu KohaJone

Ne qofte se jeni te interesuar me shume mund te ndiqni kete video ne youtube:

Boston Dynamics Spot hands-on: new dog, new tricks

SHKARKO APP