Rreth globit me Spitfire
Për herë të parë, dy aviatorë britanikë kanë nisur fluturimin e tyre rreth botës, në bordin e një Spitfire-i, avionit ushtarak që u shndërrua në simbolin e lirisë. Mjeti i restauruar u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndonëse tashmë është demilitarizuar.
Avioni 76-vjeçar u nis nga aerodromi Goodwood në Angli për një aventurë katër mujore, ose 43,500 km të gjatë përreth globit. Dy pilotët, Steve Brooks 58-vjeç dhe Matt Jones, 45, do të shëtisin në rreth 30 vende duke kaluar përmbi monumenteve më të famshme të botës.
Avionët Spitfire qenë thelbësorë në betejën e Britanisë në 1940-n, kur Mbretëria e Bashkuar zbrapsi kërcënimin e një pushtimi nga Gjermania naziste. Nga rreth 20 mijë avionët e prodhuar, vetëm 50 (ose më pak) janë ende në gjendje të ngrihen në ajër.