Rripi i pantallonave që mund të karikojë telefonin tuaj

Kjo është tepër e këshillueshme për ata që udhëtojnë gjatë dhe që janë tepër të dhënë pas telefonit të tyre. Sipas kompanisë ai ka përmasa të njëjta me një rrip normal, por vjen i pajisur me një bateri të fshehur 2.100mAh. Ai është ndërtuar me materiale si polimer, qeramikë dhe litium për të qenë i fortë dhe rezistent ndaj goditjeve dhe ujit. Ndërsa që bateria është vendosur poshtë tokasë së rripit, fisha e karikimit është në pjesën e brendshme të tij dhe është e pajisur me magnet për të qëndruar në vendin ku duhet. Skuadra e zhvilluesve ka deklaruar se ky lloj karikuesi mund ta karikojë një iPhone 6 100% për 2.5 orë. Mësohet se ‘The Xoo Belt’ do fillojë të shitet në muajin korrik të vitit që vjen me një çmim prej 155 $

SHKARKO APP