Rrjeti ndërkombëtar i hoteleve i hap “luftë” Airbnb – Ja risia më e fundit
Marriott po ‘godet’ përsëri Airbnb, i cili po e zgjeron biznesin e tij në industrinë e hotelerisë, duke hapur shërbimin e vet të shtëpive me qira.
Këte jave pritet që rrjeti ndërkombëtar i hoteleve të fillojë të ofrojë me qira 2,000 shtëpi në 100 qytete në të gjithë Amerikën, Evropën dhe Amerikën Latine. Ky hap përkon me zgjerimin e Airbnb në industrinë e hoteleve, transportit dhe një kategorie të re të qirasë afatshkurtër që ofron shërbime si në hotele, si pastruese dhe portier/roje.
“Nisma e Homes & Villas pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj inovacionit pasi nevojat e turistëve evoluojnë,” tha në një deklaratë Stephanie Linnartz, oficeri komercial i përgjithshëm i Marriott. “Ajo që filloi si një projekt-pilot një vit më parë është tani një ofertë globale.”
Disa nga shtëpitë që ata do të ofrojnë janë vila luksoze me shumë dhoma, me detaje përrallore si pishina gjigante, soba zjarri antike druri, pamje magjike nga deti Mesdheut etj. Por edhe pse me një vlerë të ardhurash prej 20.76 bilion dollarësh është vështirë për Marriot të arrijë të konkurrojë me Airbnb dhe Booking.com.
Investimi më i fundit i Airbnb ishte pikërisht blerja e aplikacionit për “hotel të minutës së fundit” Hotel Tonight për një vlerë të pazbuluar ende, kompania gjithashtu njoftoi sot për një lloj të ri strehimi që kombinon komfortin e një shtëpie dhe mikpritjen në një hoteli. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me RXR Realty dhe do të zërë si fillim 10 kate të ndërtesës 75 katëshe të Rockefeller Plaza në New York.
Burimi: Fortune