Rrjeti social që shmang postimet mërzitëse
nga postimet e shpeshta dhe bezdisëse të të njohurve të tyre duke kufizuar numrin e postimeve vetëm me një në ditë. Për momentin faqja është ende në fazë testuese dhe për t’iu bashkuar nevojitet një ftesë nga dikush që e ka bërë tashmë. Ideatorët thonë se si fillim kanë një komunitet mjaft aktiv. Themeluesi Andrew Golis thotë se shpreson që faqja e tij të luftojë ‘ndjenjën e frikës së mos humbasin gjë tek përdoruesit e rrjeteve tradicionale, si Facebook, ku postimet janë pafund. “Është një rrjet social për të postuar gjërat me kujdes dhe vetëm gjërat më të rëndësishme, që përdoruesit mendojnë se ja vlen t’i ndajnë me të tjerët dhe këtë mund ta bëjnë vetëm një herë në ditë”, thotë Golis. Faqja ende nuk është në fazën e vet përfundimtare dhe është shpejt për të folur, por nisur nga përvojat e mëhershme ‘This’ mund të mbetet tentativa e radhës për të konkuruar Facebook që aktualisht numëron 1.23 miliard përdorues.