Rrjeti social Snapchat vjen me një përditësim të rëndësishëm

Snapchat ka lansuar një përditësim që mundëson deri në 16 njerëz të marrin pjesë në një bisedë grupi, duke përdorur video ose vetëm zërat e tyre.

Përdoruesit e aplikacionit gjithashtu mund të fillojnë të lidhen me njëri-tjetrin me emrin e përdoruesit, duke përdorur simbolin @ në postimet e tyre.

Ndryshimet do të shfaqen gjatë javëve të ardhshme, thane zëdhënës të firmës.

Snapchat u vu nën akuza për një ridizejnim të kohëve të fundit.

“Snapchat është ndërtuar kryesisht për të tërhequr një audiencë të fortë rinore”, komentoi Jack Kent nga konsulenca IHS Markit.

“Snapchat është rrjeti social ku bëni shaka me shokët tuaj, ose tregoni diçka që ju nuk dëshironi të ruhet për më shumë se pesë sekonda”, shkruan Megan Farokhmanesh.

Snapchat është përballur me kritika të shumta gjatë javëve të fundit.

Nga këto kritika në shkurt të  2018, 1.3 miliardë dollarë u hoqën nga vlera e tregut të aksioneve të Snap, pasi ylli i televizorit të reality-show, Kylie Jenner, shkroi në Twitter se nuk e përdorte më këtë rrjet për shkak të dizajnit të ri.

SHKARKO APP