Rusia u ndalon ushtarëve përdorimin e smarphonëve

Parlamenti i Rusisë ka votuar për të ndaluar ushtarët e saj nga përdorimi i smartfonëve dhe rrjeteve sociale pasi një sërë hetimesh kanë zbuluar pjesëmarrjen e tyre sekrete në konfliktet e huaja. Gjatë ditës së sotme, Rusia votoi për të ndaluar anëtarët e forcave të armatosura nga publikimi i informacioneve në internet në lidhje me njësitë e tyre ushtarake, vendosjet dhe informacione të tjera personale, duke përfshirë fotot, videot dhe të dhënat e gjeolokacionit.

Ata gjithashtu nuk mund të mbajnë më smartfonë apo edhe pajisjeve të tjera teknologjike  të cilat mund të incizojnë dhe regjistrojnë bisedat dhe informacionet kur ushtarët janë në detyrë. Përmes këtij ligji, i cili u miratua në lexim të tretë, ushtarët mund të përdorin vetëm telefonat “e thjeshtë” pa kamerë dhe lidhje të internetit.

Telefonat e vjetër celularë nuk do të ndalohen. Zyrtarët rusë thanë se ndalimi ishte i nevojshëm për të mbrojtur informacionin sekret ushtarak nga shërbimet e inteligjencës së huaj. Teksti i legjislacionit në mënyrë specifike vuri në dukje vëmendjen ndaj fushatës së fundit ushtarake të Rusisë në Siri.

Vladimir Bogodukhov, një anëtar i komitetit ushtarak Rus, tha: “Ne jemi të pambrojtur, për sa kohë që informacioni ynë nuk është i mbrojtur nga të ashtuquajturit partnerët tanë. “Qëllimi i këtij legjislacioni nuk është të komplikojë jetën e ushtarakëve, por të sigurojë sigurinë e tyre nga ekspozimi”. Rusët shpesh dërgojnë fotografi dhe detaje rreth shërbimit të tyre ushtarak në rrjetet sociale, e cila mund të jetë një mënyrë për të qëndruar në kontakt me ushtarët e tjerë.

Por të dhënat gjithashtu i kanë lejuar hetuesit që të ndjekin aktivitetet e forcave ruse që luftojnë fshehurazi në Ukrainë dhe në Siri, ndonjëherë edhe në kohë reale. Në veçanti, të dhënat e medias sociale i kanë lejuar gazetarët të gjurmojnë njësitë ushtarake aktive në juglindje të Ukrainës, ku Rusia tha se forcat e saj nuk ishin të pranishme.

Të dhënat nga rrjetet sociale e kanë bërë më të lehtë ndjekjen e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Rusisë në Siri, në disa raste disa javë përpara se të përfshihej vendi në luftën civile. Llogaritë e mediave sociale janë përdorur gjithashtu në një numër rastesh për të konfirmuar viktimat midis pjesëtarëve të forcave të armatosura ruse në lindje të Ukrainës dhe Sirisë. Gazetarët gjithashtu kanë përdorur fotografi nga mediat sociale për të konfirmuar disa raporte të shtrembërimit midis rekrutëve ushtarakë.

SHKARKO APP