Sa lekë fiton Facebook në sekondë?
Kapitalizimi i tregut nga ana e rrjetit social Facebook ka arritur në rreth 253 miliardë dollarë dhe kjo, kryesisht falë shpalljeve që ju shihni kur bëni kontrollimin e faqes tuaj.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Facebook më së shumti para' fiton nga reklamat, përkatësisht rreth 90%.
Po sipas të dhënave të publikuara nga mediat e huaja, Facebook fiton jo më pak se 432 dollarë për sekondë.
Facebook, i cili bëri 69% të parave të tij falë shpalljeve që i kishte fituar nga celularët në tremujorin e fundit të 2014, tani është kompania e nëntë më e madhe, përpara "Walmart", "Procter & Gamble" dhe "Google". Ku kësaj të fundit i janë dashur tetë vite për të arritur kapitalizmin aktual të tregut të Facebook-ut.