Samsung Galaxy Grand 3, zbulohen veçoritë e telefonit të ardhshëm

Ata që janë në pritje të prezantimit të telefonave të ri,  mund të mos zhgënjehen, sepse Samsung do të prezantojë së shpejti pasardhësin e Galaxy Grand 2, një nga telefonat inteligjentë dhe më të shitur të kiësaj kompanie. Telefoni i ri do të quhet Galaxy Grand 3 dhe do të përmbajë modelin me numër SM-G7200. Kompania nuk e ka prezantuar akoma këtë telefon, megjithatë ai është aprovuar nga TENNA kineze, të cilët për nga imitimi i markave nuk falin, madje dalin edhe paraq origjinalit. Kështu janë zbuluar edhe disa veçori të këtij telefoni inteligjent përmban ekran 5.25 inç me rezolucion 720 pikselë, ashtu si paraardhësi i tij. Përmasat e Galaxy Grand 3 janë 146 x 74.8 x 7.95 mm dhe peshon 140 gramë, që do të thotë se është më i hollë dhe më i shndritshëm se Grand 2 (146.8 x 75.3 x 8.9 mm, 163 gramë). Galaxy Grand 3 ka kamerë të pasme 13 megapikselë dhe kamerë ballore 5 megapikselë. Ai ka gjithashtu një procesor më të ri (64-bit Snapdragon 410 me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz) dhe më shumë hapësirë: 16 GB. Veçori të tjera përfshijnë 1.5 GB RAM, mbështetje për kartën microSD deri në 128 GB hapësirë dhe sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat. Pajisja e re do të vijë në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe ngjyra të tjera. Nuk dihet akoma se kur mund të prezantohet zyrtarisht, apo se sa do të kushtojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?