Samsung lançon monitorin e harkuar për lojëra Quantum Dot

Monitori i Ri CFG70 Siguron një Eksperiencë Loje më përfshirëse me kohë përgjigje Ultra të Shpejtë 1 m/s dhe Prezantim të Detajuar të Ngjyrave.Monitorët e rinj marrin vulën e aprovimit nga Instituti Japonez i Dizajnit.

Samsung Electronics prezantoidje lançimin global të monitorit më të ri të lojërave, drejtues i industrisë. Monitori i harkuar CFG70, i dizenjuar specifikisht për lojtarët profesionistë, përfshin cilësi të përmirësuar figure me kualitet dhe detaje cilësore për një eksperincë 3D të lojës. Monitori i ri u prezantua fillimisht në konferencat Gamescom 2016 dhe IFA 2016.

Si monitori i parëi harkuar i industrisëpër lojëra që përmban teknologjinë quantum dot, i quajturCFG70 (modelet 60 dhe 68 cm) pasqyron ngjyra të shkëlqyera dhe të sakta përmes një spektri 125% sRGB. Ky ndriçim i shtuar prodhon një kontrast me raport 3.000:1 dhe amplifikon detajet e fshehura më parë të lojës në të dyja variantet në dritë dhe në errësirë. Monitori gjithashtu ofron një ambjent të sigurtë dhe një dizajn pa kadmium.

“Me prezantimin e teknologjisë quantum dot në monitorët tanëinovatorë tëharkuar, Samsung ofron një pamje të qartënë të ardhmen e lojrave, me një kualitet të pamjes si kurrë më parë në këtë industri,” tha Seog-gi Kim, zëvëndës presidenti i “Visual Display Business” në Samsung Electronics. “Monitori Samsung CFG70  i bën lojtarët të ndihen pjesë e aksionit dhe përfaqëson monitorin e harkuar, më të fuqishëm dhe vizualisht më premtues të kohës.”

Lojë e qartë dhe e shpejtë

Duke kombinuar teknologjinëSamsung të reduktimit të lëvizjes së turbullt me panelin VA, CFG70 është monitori i parëi harkuar qërealizon shpejtësinë1 m/s si kohë të përgjigjes për figurat lëvizëse (MPRT). Shpejtësia e lartë MPRT redukton kalimet e pamjes midis objekteve lëvizesëdhe të animuara dhe si rezultat, eleminon shpërqëndrimet e mundshme vizuale.

Monitori CFG70 thekson Teknologjinë e integruar AMD FreeSync mbi funksionin HDMI për të sinkronizuar shkallën 144 Hz tërifreskimit tëekranit me kartat grafike AMD të përdoruesve. Kjo lidhje minimizon imazhet marramendëse, gjendjen latente të inputit dhe shkëputjet që ndalojnë lojën dhe përshkallëzojnëlodhjen vizuale.

Eksperiencëoptimale në lojë

Samsung e ka pajisur monitorin CFG70 me një gamë të gjerëdezajni lehtësisht të përdorshëm që çon në një menaxhim më të lehtë dhe komodtë lojës. Monitori përfshin njëinterfaqe të dedikuar për lojërat me një panel intuitiv të opsioneve për t’i ndihmuar lojtarët tëmodifikojnë dhe personalizojnë opsionet e lojës. Çdo monitor CFG70 gjithashtu ofron një seri butonash përpara dhe mbrapa ekranitqë përdoruesit të ndryshojnë lehtësisht opsionet e lojës.

Për tëfrymëzuar më tej përfshirjen si pjesë e lojës dhe për tëmundësuar eksperiencën më të mirë për lojtarët edhe në dezajnet më komplekse të lojës, përfshirëedhe përshtatshmërinë me formate tëtilla si FPS, RTS, RPG dhe AOS, çdo monitor CFG70 i nënshtrohet kalibrimit rigoroz në fabrikë para-dërgesës.Ky proces optimizon opsione të ndryshme të tilla si: raportet e kontrastit, nivelet e zeza gama për përmirësim tëshkëlqimit dhe nivelet e balancimit tëtëbardhëspër menaxhimin e temperaturës. Si rezultat, lojtarët do të përjetojnë një pamje tëqartë dhe tëshkëlqyer tëfigurës pavarësisht lojës që po luhet.

Pamje komfort dhe zhytëse meDizajntëharkuar

Dizajni “Super Arena” i monitorit CFG70, që përfaqëson harkimin 1.800R më të mirë të industrisë dhe një kënd shikimi super të gjerë178 gradë,është formatuar për t’u përshtatur kurbës natyrale tëshikimit të syrit të njeriut. Eplotësuar me zërin interaktiv, ndriçimi LED krijon një paraqitje reale dhe i mban përdoruesit të fokusuar përgjatë momenteve më të rëndësishme.

Për më tepër, Instituti Japonez i Promovimit tëDizajnit (JDP) ka emëruar kohët e fundit CFG70 si një përfitues i Çmimeve tëtij vjetore të Dizajnit tëMirë, i cili nderon teknologjitë që “përmirësojnë cilësinë e jetës, industrinë dhe shoqërinë”. JDP pranoi efiçencën e interfaqes së avancuar të lojës sëCFG70 dhe konfigurimin e lëvizjes komode.

Për më shumë informacion në lidhje me monitorët e harkuar të lojrave të Samsung, si dhe artikuj të tjerë të lidhur me Samsung, duke përfshirë foto dhe video, ju lutem vizitoni news.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide transformuese dhe teknologji. Kompania po ripërcakton botën e TV, smartphone-ve, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

SHKARKO APP