Samsung mbetet prodhuesi numër një i telefonave, në tremujorin e tretë të vitit
Samsung Electronics ruajti titullin e prodhuesit të parë global të telefonave, duke marrë 19 përqind të tregut në tremujorin e tretë të vitit 2018, treguan të dhënat të premten.
Gjigandi teknologjik i Koresë së Jugut dërgoi 72.3 milionë njësi të telefonave të mençur gjatë periudhës korrik-shtator, sipas të dhënave nga hulumtimi i Counterpoint Research. Kjo është rënie nga 83.3 milionë njësi të prodhuara dhe shitura në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar kur Samsung mori 21 për qind të tregut.
Samsung regjistroi shitjen më të lartë ndonjëherë në Indi, edhe pse dërgesat e tyre ranë për tremujorin e katërt.
Gjatë të njëjtës periudhë, HMD u rrit me 73%.
Huawei Technologies Co., nga ana tjetër, rriti praninë e tyre të tregut në 14 për qind në periudhën tre mujore, krahasuar me 10 për qind vitin e kaluar, treguan rezultatet e fundit.
Firma kineze dërgoi 52 milionë njësi në tremujorin e tretë. Ajo mbetet në pozitën e dytë, për tremujorin e dytë radhazi. Kompania u rrit 33% në këtë vit.
Apple Inc. shënoi 12 për qind të tregut global gjatë periudhës së përmendur.
Ndërsa dërgesat e iPhone të Apple mbetën të sheshta vit pas viti, të ardhurat për pajisjet u rritën me 29% me një çmim rekord mesatar prej 793 $.
Dy kompani tjera kineze u përfshinë në listën ‘top 5’ në aspektin e pjesëmarrjes globale të tregut, në të cilën Xiaomi dhe OPPO përbëjnë përkatësisht 9 për qind.