Samsung paralajmëron se fitimet e tremujorit të parë kanë rënë me 60 për qind
Fitimet e Samsung Electronics në tremujorin e pare me shumë gjasa kanë shënuar një rënie prej 60 për qind nga një vit më parë për shak të dobësisë në ekran dhe duke pasur probleme në memorjen e saj.
Gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut tha ditën e sotme se fitimi operativ për tre muajt e fundit të marsit do të jetë rreth 6.2 trilionë ose (5.5 miliardë dollarë), duke shënuar një rënie të konsiderueshme nga 15.64 trilionë në tremujorin e parë të vitit 2018.
Aksionet e Samsung u zhytën në 0.21 ditën e sotme , duke ndjekur Korporatën Koreane Kospi, e cila u mbyll në një territor pozitiv. Reagimi relativisht neutral në tregun e aksioneve ka qenë e mundshme, sepse investitorët tashmë ishin duke pritur rënien e fitimit për periudhën janar-mars, pas një paralajmërimi nga Samsung muajin e kaluar.
Për problemet e vazhdueshme me ekranin e saj, më parë Samsung tha se çmimet e paneleve LCD kanë rënë më shumë se sa pritej për shkak të zgjerimit të kapacitetit nga konkurrentët kinezë, ndërkohë që kërkesa nga blerësit në shkallë të gjerë të ekraneve të tyre fleksibël OLED, të cilat zakonisht përdoren në smartfonë të nivelit të lartë si Apple iPhone nuk kanë pasur probleme.
Shitjet e konsoliduara për tremujorin e parë pritet të jenë rreth 52 trilionë fitime, 14 për qind më pak se një vit më parë, tha Samsung të premten. Ajo gjithashtu humbi pritjet e tregut. Në janar, prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë kishte lëshuar një paralajmërim të ngjashëm për fitimet e tremujorit të mëparshëm – fitimi operativ për tre muajt e fundit në dhjetor ranë më shumë se 28 për qind në vit dhe kjo bëri që të ketë një luhatje të lehtë në parashikimet e analistëve me 18 për qind.