Samsung prezanton Galaxy A8

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot produktin më të fundit në serinë Galaxy A: Galaxy A8(2018).

Galaxy A8(2018) ka kamera të përparme të dyfishtë, ekran të madh pa korniza dhe një dizajn mahnitës ergonomik që bazohet në trashëgiminë dhe eksperiencën e dizajnit të Samsung. Me karakteristika të tjera për përdorim të përditshëm, seria Galaxy A është më elegante, praktike dhe më e përshtatshme se kurrë më parë.

“Me lançimin e Galaxy A8(2018), ne po i sjellim klientëve tanë karakteristikat më të preferuara të smartphonëve më të shitur, të tilla si ekrani Infinity dhe kamera e përparme e dyfishtë me Live Focus, për serinë tonë Galaxy A, e cila tashmë është e njohur për dizajnin e saj premium,” tha Junho Park, zëvendës-president i Planifikimit të Produkteve Globale në Mobile Communications Business pranë Samsung Electronics. “Galaxy A8(2018) ilustron përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të përmbushur nevojat e konsumatorëve tanë duke u ofruar atyre më shumë zgjedhje dhe komoditet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju mund të bëni selfie të qarta me kamerën e pasme 16MP F1.7 dhe kamerën e përparme të dyfishtë 16MP + 8MP F1.9, pa marrë parasysh se ku jeni ose çfarë po bëni. Kamera e dyfishtë e përparme përbëhet nga dy kamera të ndara, kështu që mund të kaloni nga njëra tek tjetra, për të marrë selfie-n që dëshironi – nga fotot afër ose portrete me një sfond të qartë. Me karakteristikën e avancuar Live Focus, mund të rregulloni lehtësisht efektin ‘bokeh’ para ose pas shkrepjes së fotos për të krijuar imazhe me cilësi të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?