San Francisco ndalon teknologjinë e njohjes së fytyrës

Ligjvënësit në San Francisko kanë votuar për të ndaluar përdorimin e teknologjisë për njohjen e fytyrës. Ky është qyteti i parë amerikan që e miraton këtë masë. Teknologjia për njohjen e fytyrës nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë vendase, siç është autoriteti i transportit të qytetit.

Përveç kësaj, çdo plan për të blerë ndonjë teknologji të re të mbikëqyrjes tashmë duhet të miratohet nga administratorët e qytetit. Kundërshtarët e këtij vendimi thanë se kjo do të vë në rrezik sigurinë e njerëzve dhe do të pengojë përpjekjet për të luftuar krimin.

Ata që ishin pro kësaj mase thanë se teknologjia siç ekziston sot është e pasigurt dhe përfaqëson një shkelje të panevojshme në privatësinë dhe lirinë e njerëzve. Rregullat e reja nuk do të zbatohen për masat e sigurisë në aeroportin e San Franciskos ose në portin detar, pasi ato udhëhiqen nga agjenci federale dhe jo lokale.

Kundërshtarët e kësaj mase thonë se do të rrezikohet siguria e njerëzve, sikurse do të pengohen edhe përpjekjet për të luftuar krimin. Ndërkohë, ata që janë në favor thonë se teknologjia, kështu siç ekziston sot është e pabesueshme dhe përfaqëson një shkelje të panevojshme të privatësisë dhe lirive të njeriut.

Kush e kundërshton njohjen e fytyrës argumenton se sistemi në fjalë është pronë e gabimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gratë apo njerëzit me ngjyrë. “Me këtë votim, San Francisco deklaron se teknologjia e njohjes faciale (të fytyrës) është e papërshtatshme me një demokraci të shëndetshme dhe se banorët meritojnë të dëgjohen në lidhje me vendimet për mbikëqyrjen high-tech”, tha Matt Cagle i Unionit amerikan të Lirive Qytetare (ACUN) në Kaliforninë e Veriut.

“Ne përgëzojmë qytetin në fjalë që ka dëgjuar komunitetin dhe po udhëheq me këtë legjislacion tejet të rëndësishëm. Edhe qytete të tjera duhet të marrin shembull dhe të vendosin masa të ngjashme mbrojtëse për të mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e njeriut”, tha më tej ai. Ligji kaloi me 8 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa dy administratorë abstenuan. Masa pritet të hyjë në fuqi pas një votimi të dytë javën e ardhshme.

SHKARKO APP