Së shpejti do të nisë prodhimi i makinave të para 3D të printuara (Video)
Së shpejti industria e prodhimit të automobilave do të nisë edhe prodhimin në masë të makinave në 3D. makinat e para do të prodhohen nga një startup i quajtur XEV and Polymaker që krijon materiale të printuara në 3D.
Makina e parë do të kushtojë rreth 7500$ dhe do të quhet LSEV. Ndryshe nga makinat normale që kanë një kohë të gjatë prodhimi, ky lloj do të prodhohet brenda tre ditësh. Deri tani janë printuar të gjitha pjesët e makinës përveç shasisë, sediljeve dhe xhamave.
Nga videoja, mund të ngjajë shumë me një Smart, por nuk është aq e shpejtë. Shpejtësia maksimale mund të arrijë deri në 70km/orë dhe mund të përdoret deri në 150km distance pa u karikuar.
Kjo lloj makine do të jetë në treg në vitin 2019 në Azi dhe Europë.