Selfiet tuaja nuk kanë qenë kurrë më perfekte

Përdoruesit e iPhone XS kanë zbuluar një efekt të veçantë në celularin më të fundit nga Apple. Disa thonë se kamera në pjesën e përparme e iPhone XS bën që fytyrat e tyre të duken më të lëmuara ndërsa disa pohojnë se fotot duken të ngjashme me modifikimet që ofrojnë aplikacionet si FaceTune.

Efekti i mistershëm është i pranishëm edhe në iPhone XS Max, i cili ka të njëjtën kamera si iPhone XS. Deri më tani, nuk është plotësisht e qartë se çfarë fshihet pas këtij efektit. Një zëdhënës i Apple nuk pranoi të komentojë për Mail Online.

Por është e mundur që kjo të jetë një rezultat i kamerës së përmirësuar të iPhone XS dhe XS Max, e cila përfshin edhe efektin zvogëlues të tipareve të fytyrës. Megjithatë, disa përdorues thonë se efekti i iPhone XS është i padëshiruar pasi lë fytyrën e tyre të duket si “kukull porcelani”.

Nuk ka asnjë dëshmi se Apple ka përfshirë ndonjë lloj veçorie modifikuese të pamjes në kamerat e iPhone XS dhe XS Max, duke sugjeruar se ka më shumë gjasa që ky të jetë thjesht efekti i zvogëlimit të tipareve të fytyrës.

SHKARKO APP