Sensorë kundër harresës së fëmijëve në makinë, në Itali shumë shpejt do të jetë e detyrueshme

Mund të bëhet e detyrueshme një pajisje që do të aplikohet në sexholino, për transportin e fëmijëve në makinë, për të evituar dramën e madhe të braktisjes apo harresës në makinë.

Njoftimi vjen nga ministri i transportit italian, Danilo Toninelli, që nënkupton vullnetin për të ndryshuar Kodin Rrugor italian që në vjeshtë.
‘Jam një baba që si shumë të tjerë, jeton në kohë shumë stresuese që mund të sjellin hutim. Jeta e fëmijëve tanë- vazhdon Toninelli- vlen shumë më tepër se 100 euro”.

Praktikisht bëhet fjalë për një sensor që zbulon prezencën e një fëmije në sexholino të instaluar në makinë.
Kur shoferi del nga makina duke harruar fëmijën, menjëherë aktivizohet një alarm që të vjen nëpërmjet një sinjali në çelësin e makinës ose në celularin e pronarit.

‘Sipas një modeli që përdoret në SHBA çmimi do të jetë rreth 100 euro’. Në parlament që tani ekziston një ligj, i propozuar nga senatori Riccardo Nencini, ish zëvendës ministër i infrastrukturës, që përveçse parashikon masa të rënda ndëshkuese për ata që përdorin smarthphone kur i japin makinës, parashikojnë vendosje të detyrueshme në sexholin të një alarmi në rast braktisje të fëmijës në makinë.

SHKARKO APP