SHBA, luftë varësisë nga interneti

Akti i Teknologjisë për Reduktimin e Varësisë nga Mediat Sociale fokusohet tek teknikat dhe tiparet që janë krijuar për të inkurajuar dhe thelluar sjelljet që krijojnë varësi.

Projekt-ligji synon të ndalojë “praktikat që shfrytëzojnë psikologjinë njerëzore ose fiziologjinë e trurit për të penguar thelbësisht lirinë e zgjedhjes”.

Dy nga praktikat e përgjithshme që synon të ndalojë janë:

Rrotullimi i pafund (scroll) ose ripërditësimi automatik (auto reload). Kështu janë lajmet në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, të cilat automatikisht shfaqin përmbajtje të re kur përdoruesi vjen në fund të përmbajtjes ekzistuese, pa kërkuar leje nga lexuesit.
Autoplay, kur një faqe automatikisht luan muzikë ose hap video “pa një kërkesë të veçantë nga përdoruesi”, si në YouTube dhe Facebook.
Projektligji përjashton në mënyrë eksplicite shfaqjen automatike të reklamave nga qëllimi i tij, megjithëse ato janë shumë të papëlqyera.

Projekt-ligji amerikan vjen në një kohë kur parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar po heton “teknologjitë që krijojnë varësi,” duke u fokusuar pak a shumë në të njejtat probleme të cilat adreson projekt ligji amerikan.

Hetimi në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu po fokusohet në video lojëra. Muajin e kaluar, krijuesit e lojës popullore Candy Crush Saga thanë se më shumë se 9 milion njerëz luajtën lojën e tyre për të paktën tre orë në ditë, ndërsa 432,000 luanin për gjashtë ose më shumë orë. Megjithatë, zhvilluesit e saj u shprehën se nuk kishte ndonjë problem me varësinë.

SHKARKO APP