Shfaqi probleme gjatë testimit – Samsung vonon lançimin e modelit të ri me çmimin marramendës

Samsung ka njoftuar se lançimi i modelit më të ri GalaxyFold nuk do të bëhet më datë 26 prill. Përmes një deklarate kompania tha se modeli ka nevojë për përmirësime të mëtejshme para se të jetë në duart e konsumatorëve. Ndërkaq, deklaroi se do të shpallë një datë të re të lançimit në javët e ardhshme.

GalaxyFold është telefoni i parë i palosshëm që do të jetë fillimisht i aksesueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas CNBC-së, ekrani në njësinë testuese ka ndalur së funksionuar dhe ka shfaqur probleme pasi disa substanca të përdorura kanë ndikuar në performancën e ekranit, për të cilat ende kompania nuk ka dhënë një shpjegim.

“Ne do të marrim masa për të forcuar mbrojtjen e ekranit. Ne gjithashtu do të përmirësojmë udhëzimet për kujdesin dhe përdorimin e ekranit duke përfshirë edhe shtresën mbrojtëse në mënyrë që klientët tanë të përfitojnë maksimumin nga GalaxyFold”, deklaroi Samsung.

Ndërkaq, në fillim të këtij muaji kompania kishte nisur edhe mbledhjen e parapagesave prej 1190 dollarë. Pajisja pritet të shitet nga dyqanet Best Buy, AT&t, T-Mobile dhe Samsung në Shtetet e Bashkuara.

SHKARKO APP