Shkencëtarët krijojnë kamera robotike në shpinën e insekteve

Shkencëtarët e Univerisitetit të Washington kanë krijuar kamera të vogla me wireless të cilat montohen në shpinën e insekteve.

Kamerat të cilat transmetojnë videon në smartphone qëndrojnë në një krah mekanik me një bosht prej 60 gradësh. Kjo lejon që shikuesi të ketë pamje me rezolucion të lartë dhe ndjek objektin duke harxhuar një sasi minimale të energjisë. Paisja peshon 250 miligram dhe vendoset lehtësisht në trupin e insekteve.

Qëllimi kryesor i shkencëtarëve është të shofin se çfarë ndodh në jetën e insekteve për të ndërtuar vizionin për robotët e vegjel të të ardhmes.

Wireless Steerable Vision for Live Insects and Insect-scale Robots

Burimi Google News

Përshtati  Koha Jonë

SHKARKO APP