Shkencëtarja 15 vjeçe shpallet “Fëmija i vitit” nga revista ‘Time’: Qëllimi im…

Një shkencëtare dhe shpikëse vetëm 15 vjeçe është shpallur nga revista “Time” si “fëmija e i vitit”. Është fjala për Gitanjali Rao nga Denver, Colorado me origjinë indiane e cila ka shpikur teknologji të reja në një sërë fushash.

Dashuria e Rao-s për shkencën filloi në moshën 10 vjeç kur ajo zbuloi teknologjinë e sensorit të nanotubit të karbonit, që përdor molekulat për të zbuluar kimikatet në ujë. Nga këtu pasioni i saj për shkencën u rrit.

Roa u zgjodh nga një grup prej më shumë se 5,000 të nominuarish, por juria u habitën me të pasi 15-vjeçarja kishte përdorur teknologjinë për të luftuar një numër çështjesh sociale duke filluar nga uji i ndotur tek varësia nga opioidet dhe ngacmimi në internet.

Gjatë një interviste me aktoren dhe humanitaren e famshme, Angelina Jolie, adoleshentja është shprehur se nuk “duket si shkencëtaret tipike që shikon në TV, të moshuara dhe me flokë të bardhë”.

“Unë nuk dukem si shkencëtarja juaj tipike”, adoleshentja nga Kolorado, e cila u intervistua nga aktorja Angelina Jolie. “Gjithë çka shoh në TV si shkencëtar është një burrë i moshuar, zakonisht i bardhë.”

“Qëllimi im është që jo vetëm që të krijoj pajisjet e mia për të zgjidhur problemet e botës, por edhe të frymëzoj të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Nga përvoja ime personale, nuk është e lehtë kur nuk sheh askënd si ti. Prandaj unë me të vërtetë dua të jap mesazhin: ‘Nëse unë mund ta bëj, edhe ti mund ta bësh, të gjithë mund ta bëjnë”, ka shtuar ajo.

Gitanjali Rao shpreson të studiojë gjenetikë dhe epidemiologji në Massachusetts Institute of Technology.

SHKARKO APP