Shpiket telefoni i rrumbullakët, shumë shpejt në treg

Telefoni i rrumbullakët është një nga produktet më të çuditshme në ekspozitën e teknologjisë CES këtë vit në Las Vegas.

Ndërsa gjigantët e telefonave inteligjentë janë duke u përpjekur t’i bëjnë pajisjet e tyre të palosshme dhe të inkurajojnë përdorimin e kufjeve pa telefon, ky start-up i SH.B.A.-së është i përqendruar në dhënien e një forme për të cilën thotë se është më “sensuale”.

Projekti daton që nga viti 2015 dhe nuk ka marrë ende softuerin e tij që të përputhet me formën e tij, por kompania sugjeron që telefoni do të nisë përfundimisht brenda një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpikësja e këtij telefoni është Christina Cyr e cila e quan edhe shumë të përshtatshëm për t’u mbajtur me lehtësi në xhep. Në momentin e karikimit ky telefon qëndron në këmbë me lehtësi sikur të ishte një orë me zile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?