Shpikja e re e Ford

Ford thotë se ka shpikur një sistem kamerash, që i lejon shoferit të shohë edhe nëpër qoshe, kur shikimi pengohet nga objekte të ndryshme. Kamera është e vendosur në grilën e radiatorit dhe ofron pamje 180 gradë nga hunda e makinës. Kjo do të thotë se makina mund të pikasë çiklistët, kalimtarët apo makinat e tjera, edhe nëse shoferi nuk i sheh dot vetë. Sistemi quhet “Front Split View Camera” dhe është i vendosur në modelet e reja S-Max dhe Galaxy.

 

SHKARKO APP