Shpikja më e re. Më në fund njeriu “fluturon”

Kompania franceze “Zapata” ka testuar objektin e ri fluturues që do të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së njerëzve. Kompania e specializuar në prodhimin e hidroplanëve këtë herë ka sjellë një prototip makine që mund të flurojë deri në dy mijë metra lartësi.

“Zapata Ezfly” është një makinë që mund të përdoret vetëm nga një person dhe komandohet me duar dhe me këmbë. Shpejtësia maksimale është 130 kilometra në orë. Testimet e para të prototipit janë bërë në vitin 2017. Të parët që kanë shprehur interes për këtë produkt janë kompanitë ushtarake, të cilat kanë kërkuar modele që mund të pajisen edhe me armë.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/771087843080755/

SHKARKO APP