“Shuplaka” e BE për Google: Gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh!

Google po përgatitet të marrë një tjetër “shuplakë” nga Bashkimi Evropian, me një gjobë rekord prej rreth 5 miliardë dollarë. Gjoba më e fundit anti-trust nga BE është e barabartë me të njëjtën shumë parash që Holanda kontribuon çdo vit për buxhetin e Unionit.

Mësohet se administratori i Google, Sundar Pichai, është njoftuar mbrëmë me një telefonatë nga Komisionerja e BE për Konkurrencën, Margrethe Vestager. Google do të gjobitet për shkak të monopolit që ka në sistemin Android.

Autoriteti anti-trust i BE e akuzon Google për përdorim të sistemit të tij dominues për të margjinalizuar rivalët në tregun e aplikacioneve. Akuza vjen pas një hetim trevjeçar nga BE. Një vit më parë, Komisioni Evropian gjobiti Google me 2.8 miliardë dollarë për favorizim të shërbimit të vet të blerjes karshi konkurrentëve.

SHKARKO APP