Si ju përgjohet telefoni me anë të baterisë?
A mendoni se rreziku ju vjen vetëm nga shfletuesi juaj apo interneti?
Jo gjithmonë, së fundmi është zbuluar se dhe bateria e pajisjes suaj mund të përdoret për të kompromentuar privatësinë tuaj.
Një karakteristikë e HTML5 e njohur si Battery Status API u jep mundësi webfaqeve të kontrollojnë statusin e baterisë suaj me preçision aq të lartë sa mund t’ju përgjojë ju në intervale të shkurtra.
Sipas hulumtuesve, kjo mund të ndodhë dhe nëse ju jeni duke përdorur softwerin e sigurisë Tor. Battery Status API mund të marrë informacion përsa i përket nivelit të karikimit, kohës që kërkon për karikim apo kohën e shkarkimit. Të kombinuara së bashku, këto të dhëna janë unike për çdo pajisje ndaj hakerat kanë mundësi të krijojnë një përmbledhje të tyre dhe të përgjojnë kështu aktivitetin tuaj në web. Për herë të parë, ky raport u bë i ditur për The Guardian dhe u konfirmua nga ekspertët e sigurisë franceze dhe belge. Sipas tyre, ky problem është pikasur që në vitin 2012.