Si ndikon teknologjia në trurin tonë

1. Fonografët ndryshuan idenë tonë për gjatësinë ideale të këngës
Pjesa më e madhe e këngëve moderne janë afërsisht 4 minuta të gjata. Në fakt, shumica e njerëzve largohen ose mërziten shpejt nga këngë që zgjasin shumë më tepër. Eshtë e lehtë të fajësosh përqëndrimet e shkurtër të vëmendjes të shkaktuar nga epoka e internetit për këtë fenomen, por në fakt ai e ka fillesën në shekullin 19, kur Tomas Edisoni shpiku fonografin e tij të parë. Pajisjet e hershme të rregjistrimit mund të mbanin vetëm katër minuta muzikë, kështu që të gjithë këngët duhej t’i përshtateshin kësaj gjatësie kohore.
Një tjetër efekt anësor i kufizimeve të fonografit ishte shkatërrimi i muzikës klasike si një formë popullore e artit. Këto pjesë muzikore të gjata ishin të papajtueshme me mjetin e ri, kështu që nisën të dalin jashtë mode. Ndërkohë që këngët me kohëzgjatje të shkurtër u shndërruan në normale, shumë njerëz nisën të mërziteshin nga cdo gjë që ishte më e gjatë, kështu që zhanri i muzikës klasike humbi një pjesë të madhe të audiencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?