Si po na ndryshon teknologjia: Fëmijët e kanë të vështirë të mësojnë shkrimin e dorës
Fëmijët e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbajnë një stilolaps në dorë për shkak të përdorimit të tepruar të teknologjisë. Ky është paralajmërimi i pediatërve.
Sipas tyre, përdorimi i tepruar i smartfonëve dhe tabletëve po i bën fëmijët të paaftë për të mbajtur në dorë një stilolaps.
“Fëmijët që vijnë në shkollë nuk kanë më muskuj të zhvilluar të gishtave dhe forcën e duhur të dorës që kishin 10 vjet më parë”, thotë Sally Payne, e cila drejton qendrën pediatrike “Heart of England”.
“Fëmijëve që vijnë në shkollë për herë të parë u jepet një laps por ata janë gjithnjë e më shumë të paaftë për ta mbajtur sepse nuk kanë aftësitë bazë për lëvizjen e duhur të dorës”, thotë Payne.
Mellisa Prunty, një pediatre e specializuar në vështirësitë e të shkruarit me dorë, thotë se këtu vështirësi janë pasojë e përdorimit të tepruar të teknologjisë.
Shkolla të ndryshme përdorin teknika të ndryshme për t’u mësuar fëmijëve shkrimin e dorës. Disa përdorin tabletët krahas lapsave.
Por mjekët pediatër thonë se kjo bëhet një problem, pasi përdorimi i tabletit vijon edhe pas përfundimit të mësimit në shkollë.