Si u bë Izraeli një superfuqi kibernetike në botë
Izraeli, ose “Startup Nations” siç e quajnë disa, është bërë një lider botëror në sigurinë kibernetike.
Megjithëse Izraeli nuk bën prodhon vetë makina, kompanitë më të mira të sigurisë në botë janë të gjithë izraelite. Vendi gjithashtu merr rreth një të pestën e investimeve private globale në sigurinë kibernetike.
Për të filluar, Forca e Mbrojtjes Izraelite rekruton koduesit më të mirë dhe më të shkëlqyer dhe hakersat qysh në adoleshencë, për t’i kanalizuar ato në njësitë e tyre elitare të luftës kibernetike.
“Për shkak se shërbimi është i detyrueshëm, mund të shikoni ushtrinë izraelite si organizatën më të madhe të Burimeve Njerëzore në botë”, tha Roni Zehavi, Drejtori i Përgjithshëm i CyberSpark, një startupi qeveritar që shërben si një inkubator inovacioni.
Këto njësi të elitës janë disa prej më mbresëlënëse në botë. Njësia 8200, për shembull, është thuajse sekrete, sepse besohet të jetë përgjegjës për sulmin kibernetik “STUXNET”që ka sabotuar programin bërthamor iranian.
Aftësitë që këta ushtarë mësojnë në njësi si 8200 janë jashtëzakonisht fitimprurëse në tregun e lirë. Ish ushtarët izraelitë kanë sjellë njohuritë e tyre ushtarake dhe teknologjike në sektorin privat dhe kanë krijuar kompani që specializohen në mbrojtjen kibernetike ofensive dhe kundërofensive.
Ben Ferguson i VICE-s udhëtoi për në Izrael për të investiguar të ardhmen e luftës kibernetike nga vendi që iu kushtua vetes për t’u bërë një superfuqi. Ndërsa atje, ai hulumtoi linjat e paqarta mes arsimit, sipërmarrjes së teknologjisë ushtarake dhe mbikëqyrjes së tepruar.